As një barazim në “Derby della Madonnina” kundër Interit nuk do të mjaftojë që Paulo Fonseka të shpëtojë vendin e tij të punës, ndërsa si zëvendësues i mundshëm po konsiderohet Igor Tudor, pas tre emrave të mëhershëm të përmendur. Sipas raportit të fundit nga “Corriere dello Sport”, edhe një barazim mund të mos jetë i mjaftueshëm.

Drejtuesit e kuqezinjve dhe këshilltari i “RedBird”, Zlatan Ibrahimoviç janë të pakënaqur me rezultatet dhe paraqitjet nën drejtimin e trajnerit të ri. Mbrojtja ka qenë veçanërisht zhgënjyese pasi Milani duket edhe më i brishtë se nën drejtimin e Stefano Piolit.
“Corriere dello Sport” konfirmon se Maurizio Sarri, Edin Terziç dhe Tomas Tushel po konsiderohen si zëvendësues të mundshëm të Fonseka-s, por emri i fundit i shtuar në listën e Milanit është ish- trajneri i Lazio dhe Hellas Verona, Igor Tudor.

