
Ultrasit e Romës, do të bojkotojnë ndeshjen ndaj Udinezes dhe u kanë bërë thirrje tifozëve të tjerë që tu bashkangjiten.
Protesta është kundër pronarëve të klubit dhe vjen si pasojë e shkarkimit të De Rossit dhe emërimit të Juriçit si trajner i ri. Tribuna ku janë tifozët më të zjarrtë të Romës do të jetë bosh në 30 minutat e para të ndeshjes, pas së cilës ata do të futen në stadium.
“Është koha që zëri ynë të dëgjohet. Ftojmë të gjithë tifozët nga çdo pjesë e tribunës t’i bashkohen protestës sonë. Ne do të qëndrojmë jashtë stadiumit për 30 minutat e para të ndeshjes”, thuhet në njoftimin e tifozëve ultras të Romës.
Ndeshja ndërmjet Romës dhe Udinezes luhet të dielën, në orën 18:00.

