
Rahim Sterling ka shkruar histori në Ligën e Kampionëve pasi hyri në lojë gjatë barazimit 0-0 të Arsenalit me Atalantën. Teksa hyri në lojë minutën e 73-të si zëvendësues për Bukajo Saka, Sterling u bë lojtari i parë që ka luajtur për katër klube të ndryshme angleze në historinë e Ligës së Kampionëve.
Gjatë gjithë karrierës së tij 12-vjeçare, sulmuesi anësor ka luajtur në garat evropiane për katër klube angleze: Liverpull, Man. Siti, Çellsi dhe, që nga e enjtja mbrëma, Arsenali.
Edhe pse legjenda angleze, Dejvid Bekam është paraqitur në Ligën e Kampionëve për katër klube të ndryshme: Man. Junajted, Real Madrid, Paris Sen Zhermen dhe AC Milan, vetëm njëri prej tyre ishte anglez, që do të thotë se ai nuk përputhet me Sterlingun.
Në fakt, është mesfushori anglez në pension, Dejvid Bati, ai që është më afër arritjes së rekordit të ri të Sterling, pasi ai u paraqit në Ligën e Kampionëve për Blakburnin, Lids Junajted dhe Njukasëllin gjatë karrierës së tij.
Fatkeqësisht për Sterlingun, pavarësisht faktit se të tre klubet e tij të mëparshme kanë fituar Ligën e Kampionëve në dekadën e fundit, asnjëri prej tyre nuk e fitoi atë derisa ai luante aty.

