Sulmuesi nigerian te Monako, vendos rekord dhe tejkalon Kilian Mbapen

Sulmuesi 18-vjeçar nga Nigeria, Xhorxh Ilenikhena është bërë golashënuesi më i ri në histori të Monakos në garën elitare evropiane të klubeve, Ligën e Kampionëve.

Ilenikhena, i cila është 18 vjeç e 34 ditë, shënoi golin e fitores për Monakon, pasi mundi rivalët e Barcelonën me rezultat 2-1. Por, goli i tij nuk është thjesht një gol i fitores.

Duke shënuar atë gol të shkëlqyer kundër Barçës, Ilenikhena theu një rekord të vendosur nga Kilian Mbape në Monako në vitin 2017, kur ai shënoi kundër Man. Sitit, për t’u bërë golashënuesi më i ri i Monacos në Ligën e Kampionëve.

Mbape ishte 18 vjeç e 63 ditë kur vendosi rekordin te Monako, ndërsa Ilenikhena është një muaj më i ri sesa francezi kur shënoi golin e parë. Të martën, Endrik shënoi kundër Shtuttgartit për të vendosur një rekord të ngjashëm për Real Madridin në fitoren e tyre 3-1 në shtëpi ndaj Shtutgartit. Ilenikhena u emërua më vonë lojtari i ndeshjes duke marrë çmimin ‘MVP’.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close