Hugo Lloris thotë se përplasja e tij me Heung-min Son në fundin e pjesës së parë në fitoren e Tottenham ndaj Everton të hënën ishte për shkak se ai ishte i mërzitur nga mungesa e presionit. Spurs triumfuan në këtë ndeshje falë një autogoli nga Michael Keane, që doli të ketë goli vendimtar i sfidës.

Në fundin e 45 minutëshit të parë, Richarlison i mysafirëve kishte raste të mira shënimi, çka e nervozoj tejmase portierin francez i cili duket se u kap me Son në ato momente.
“Ajo i përket dhomës së zhveshjes”, i tha Lloris Sky Sports.
“Jashtë, ju mund të thoni gjithçka që dëshironi. Ka shumë respekt midis lojtarëve në dhomën e zhveshjeve”.
“Ajo që ndodhi mes meje dhe Son është vetëm diçka që është pjesë e futbollit ndonjëherë. Por nuk ka asnjë problem. Ne ishim të lumtur pastaj”.
”Rastet e pranuara në fundin e pjesës së parë më bën nervoz por është pjesë e futbollit”, tha ai. /Lajmi.net/

