‘Zbehet’ derbi Lakers – Rockets, mungojnë James e Westbrook

‘Mbreti’ i  NBA, LeBron James nuk do të jetë gati për ndeshjen kundër Houston, pas disa problemeve që janë paraqitur së fundmi për të.

Sipas njoftimit të Lakers, basketbollisti ka probleme me ijet dhe do të pushohet në ndeshjen kundër Rockets.

Në anën tjetër, edhe për Westbrook gjasat janë shumë të vogla që të aktivizohet kundër Lakers.

Me këto dy mungesa, duket se e gjithë vëmendja do të shkojë te James Harden dhe Anthony Davis.

Mbetet të shihet se si Lakers dhe Rockets do t’ia dalin pa LeBron, respektivisht Westbrook. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close