Anëtari i skuadrës së Sassuolo, Jeremie Boga, ka gjasa që të kthehet për një aventurë të dytë me skuadrën e Chelsea.

Boga, i cili me fanellën e Sassuolo ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A, pëlqehet shumë nga Lampard.
‘Blutë’ e Londrës mbajnë të drejtën për blerje-mbrapsht të Boga, për shumën e 15 milionë eurove.
23 vjeçari ishte pjesë e Chelsea fillimisht në vitin 2009, kur i bashkohej akademisë së skuadrës.
Paraqitjet e mira me Sassuolo mund t’i japin një vend tashmë në skuadrën A të londinezëve.

