Në Paris të Francës, ekipi kosovar i xhudos do të paraqitet me katër sportistë, përcjell lajmi.net.

Me 5 kontinente pjesëmarrëse, 52 shtete, 285 garues, nga të cilët 154 meshkuj e 131 femra, Kosova do t’i ketë garuesit e saj.
Nga Kosova në këtë Grand Slam do të paraqiten Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Laura Fazliu e Akil Gjakova.
Krasniqi paraqitet në -52 kilogramë, Loxha në -75, Fazliu në -63 dhe Akili në -73.
Të gjithë garuesit kosovarë ndeshen nesër. Garat fillojnë nga ora 10:30. /Lajmi.net/

