Shaqiri drejt ShBA, Chicago Fire interesohen për të

Ylli zviceran, Xherdan Shaqiri mund të largohet nga skuadra e Olympique Lyon qysh në fund të këtij sezoni.

Fabrizio Romano raporton për një interesim të Chicago Fire për shërbimet e Shaqirit, përcjell lajmi.net.

Negociatat janë konfirmuar tashmë dhe thuhet se procesi llogaritet i avancuar.

Kanë mbetur disa detaje të kontratës për t’u finalizuar sa i përket termeve personale dhe marrëveshja do të finalizohet.

Çështja e finalizimit të marrëveshjes është tashmë çështje kohe. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close