Xavi Hernandez foli për formën e Pierre Emereick Aubameyang para mediave, përpara sfidës ndaj Atheltic Bilbaos.

Sipas tij ish-lojtari i Arsenalit punon me përulësi dhe forma e tij nuk më befason.
“Aftësia e golave të Aubameyang nuk më ka befasuar”, ishin fjalët e Xavit.
Xavi gjithashtu foli edhe për Ferran, që sipas tij ai është një lojtar spektakolar.
“Ferran më duket një futbollist i një niveli tjetër, ai është thjeshtë spektakolar”, shtoi trajneri, transmeton lajmi.net.
Ndeshja në mes Barcelonës dhe Athletic Bilbao zhvillohet nesër (e diel) në orën 21:00.

