Para ndeshjes mes Everton dhe Manchester City, disa pamje të mahnitshme janë parë nga lojtarët e të dyja skuadrave.


Lojtarët e të dyja skuadrave u futën në ndeshje me fanella speciale dhe flamuj të Ukrainës, duke bërë thirrje për ndalje të luftës, përcjell lajmi.net.

Atmosferës nuk iu përmbajt dot Zinchenko, i cili shpërtheu në lot.

Edhe Mykolenko i Everton ishte po ashtu jashtëzakonisht i emocionuar.

