Wolfsburg fiton në frymën e fundit, merr tri pikë kundër Augsburg

Skuadra e Wolfsburg ka arritur që me shumë mund të marrë tri pikë, në ndeshjen e parë pas daljes nga mbyllja e pandemisë.

Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 43’, kur Renato Steffen kaloi mysafirët në epërsi.

Rezultatin në 1:1 e barazoi Tin Jedvaj, me golin e shënuar në minutën e 54’.

Augsburg pati mundësinë të kalonte në epërsi nëm inutën e 67’, por Uduokhai gaboi nga pika e bardhë.

Kjo i kushtoi shumë skuadrës së tij, pasi në minutën e 90’, Daniel Ginczek shënoi për 1:2 dhe i dha tri pikët Wolfsburgut.

Wolfsburg kështu numëron 39 pikë dhe ngritët në pozitën e gjashtë në tabelë, kurse Augsburg mbetet me 27 pikë në pozitën e 14, dhe mbetet afër zonës së rrezikut. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close