Willian ka kontratë valide me Chelsea deri në fund të këtij sezoni, dhe ka hedhur poshtë kontratën e re, gjë që do të thotë se ai do të ndryshojë skuadër këtë verë.

Sport raporton se ylli brazilian mund të transferohet falas te Liverpool, me Jurgen Klopp që po vlerëson lojtarin, i cili do të rriste konkurrencën në skuadër.
Willian te Liverpool do të zëvendësonte Xherdan Shaqirin, e ardhmja e të cilit në ‘Anfield Road’ është në pikëpyetje të madhe.
31 vjeçari, gjithashtu po kërkohet edhe nga Barcelona./Lajmi.net/

