Willian: Shumica e lojtarëve të Premierligës nuk ndihen rehat të rifillojnë sezonin

Preimerliga po vazhdon të kryej përgatitjet dhe planet për rifillimin e sezonit, por zërat kundërshtues janë të shumtë.

Lojtarë si Knockaert, Rose, Aguero, Deeney, por së fundmi edhe Willian, kanë shprehur rezervat e tyre mbi rifillimin e mundshëm të këtij edicioni.

“Sinqerisht, nga ajo që mund të shoh, shumë lojtarë – shumica do të thoja – nuk janë rehat me idenë për rifillim tani”, ka thënë Willian.

“Ne vërtetë jemi të vendosur të rifillojmë, na mungon loja dhe të bëjmë atë që duam. Por, duhet kohë për të qenë të sigurt që të bëjmë një gjë të tillë. Kjo është si e shohim. Shëndeti ynë duhet të jetë në rend të parë”, shtoi braziliani.

“Kështu, lojtarë nuk ndihen të sigurt të fillojnë tani, derisa kushtet të jenë më të sigurta”, shtoi ylli i Chelsea.

Mbi 240 mijë raste të prekura me Covid-19 rezultojnë në Britani të Madhe, kurse numri i viktimave ka kaluar 34 mijëshin. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close