Wilder akuzon Furyn për mashtrim, paralajmëron që dueli i ardhshëm do jetë ndryshe

Wilder ka akuzuar për mashtrim Tyson Furyn, duke e implikuar edhe ish-trajnerin e tij gjoja se ai ka bashkëpunuar me britanikun, shkruan lajmi.net.

Fury dhe Wilder do të ndeshen me 24 korrik në Las Vegas.

Presidenti i Këshillit Botëror të Boksit, Mauricio Sulaiman i ka cilësuar deklaratat e Wilderit të pabaza dhe qesharake.

“Ai ka mashtruar, ai futi në bast të gjitha paratë sepse e gjeti një mënyrë për të mashtruar”, tha Wilder.

“Si mund të ndodhë që një njeri mund të ketë kaq shumë vetbesim për një kohë të shkurtë që të fusë të gjitha paratë në bast?”, shtoi ai.

“Tani do të jetë ndryshe, e di çfarë do të bëj, ata duhet të më ndalin tani”, përfundoi Deontay Wilder./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close