Sipas lajmeve që vijnë nga Italia, largimi i Donnarummas nga Milani ka alarmuar Juventusin, që dëshiron transferimin e tij me parametër zero.

Por, sipas “Corriere della Sera”, në takimin ndërmjet Massimiliano Allegrit dhe drejtueseve “Bianconerë” është diskutuar e ardhmja e Szczesnyt, transmeton lajmi.net.
Sipas artikullit, Allegri e konsideron portierin polak si një nga më të mirët në Evropë dhe nuk ka qëllim që të marrë Donnarumman në vend të tij.
Tentativa për sjelljen e Donnarummas ishte kryesisht e iniciuar nga Fabio Paratici, i cili nuk është më në pozitën e Drejtorit sportiv tek Juventus./Lajmi.net/

