Voska Sport ka konfirmuar paraljamërimet e portalit tonë “Sportmania”, duke zyrtarizuar sot tre blerjet e para të merkatos së janarit. Bëhet fjalë për sllovenin, Filip Valencic, Ture Sira dhe Oiva Laksonen.

Me të tre futbollistët, Voska ka firmosur kontrata për një vit e gjysmë.
Valencic i bashkohet Voskës pas një eksperiencë ku gjatë karrierës së tij ka luajtur për ekipe të ndryshme, në mesin e tyre si Dinamo Minsk, Olimpija Ljubljana, Monza e HJK. Sira vjen nga Finlanda dhe klubi i tij i fundit ku ishte paraqitur ishte FC Haka, teksa nga e njejta skuadër vjen edhe finlandezi tjetër Laksonen./Sportmania/

