
Vllaznia e Shkodrës ka marrë në radhët e veta portierin Andreja Efremov.
Ky i fundit u zyrtarizua sot nga skuadra që garon në Superligën e Shqipërisë dhe që udhëhiqet nga trajneri Mirsad Junuz.
Efremov te Vllaznia kalon nga radhët e Sileksit, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur për Metallurgun, Rabotniçkin, Renovën, Familicao (Portugali), Lokomotiv Sofje (Bullgari)
Kujtojmë që te Vllaznia këtë merkato u transferua edhe mbrojtësi nga Shkupi, Mevlan Adili./Sportmania.al