Vlera e futbollistëve, skuadrat nga Milano para Juventusit

Juventusi është skuadra e tretë në Itali sa i përket vlerës së lojtarëve. Sipas një liste të përgatitur nga faqja e specializuar e të dhënave rreth futbollit, CIES, skuadra e Juves kap vlerën e 697 milionë eurove, mesatarisht 15.1 milionë euro për lojtar.

Më mirë se Juvja në kampionatin italian renditen vetëm Milani dhe Interi. Zikaltrit mbajnë vendin e parë me një skuadër që kap vlerën e 800 milionë eurove, ndërsa një futbollist i vlen mesatarisht 19.5 milionë euro.

Milani i vendit të dytë kap vlerën e 762 milionë eurove, me një mesatare prej 16.2 milionë për futbollist.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close