Vijojnë telashet në Serie A pas rikthimit, ylli i Napolit pëson lëndim muskular

Mbrojtësi titullar i Napolit, Kostas Manolas ka pësuar një lëndim të gradës së dytë të muskulit në kofshën e këmbës së djathtë.

Greku u dëmtua  gjatë stërvitjes individuale  të zhvilluar në qendrën stërvitore. Gjendja e qendërmbrojtësit grek do të vlerësohet në javët e ardhshme.

Kostas Manolas u dëmtua në ditën e katërt të stërvitjeve individuali në Castel Volturno, duke i dhënë zë frikës së madhe që kishin shfaqur mjekët e fizioterapistët në lidhje me impaktin që do të kishte rikthimi në stërvitje, pas dy muajve inaktivitet.

Natyrisht janë vetëm ditët e para dhe ende nuk është rritur sforcimi, gjë që e bën edhe më skeptike situatën kur sezoni të rinis me ndeshje cdo tre ditë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close