Vetëm 5 ditë para nisjes së sezonit të ri në Francë, Olimpique Marseille ka njoftur se dyshohen pozitivë mekoronavirus 3 pjesëtarë të këtij klubi. E gjithë skuadra do të bëjë tamponët dhe nëse këto raste do të konfirmohen me COVID-19, vihet në diskutim ndeshja e parë e kampionatit, kundër Saint Etienne.

Vetëm pak ditë më parë, Marseille anuloi miqësoren me Suttgartin për faktin se pasi një rast të konfirmuar pozitiv me koronavirus.
Drejtuesit e klubit kanë vendosur ta anulojnë seancën stërvitore të paradites së kësaj të hënë, në pritje të rezultateve të testeve të fundit.

