Qeveria dhe Komiteti Shkencor kanë dërguar sërish protokollin mjekësor me disa ndryshime, para se stërvitjet grupore të fillojnë më 18 maj.

Këto ndryshime thonë se nëse një lojtar ose anëtar i stafit teston pozitivisht për koronavirus, i gjithë grupi atëherë duhet të kalojë në karantinë prej 15 ditëve, dhe nëse ka një testim pozitiv, mjeku i klubit do të mbahet përgjegjës.
“Ne tashmë kemi paralajmëruar ekipin tonë ligjor pasi lexuam protokollin”, ka deklaruar Enrico Castellacci, president i Shoqatës së Mjekëve në Futboll, përcjell lajmi.net.
“Kam marrë shumë mesazhe nga kolegët e Serie B, të cilët po kërcënojnë të japin dorëheqje në rast se çështja e përgjegjësisë nuk rishikohet, pasi do të shndërrohej në një çështje ligjore për ta. Klubet duhet të marrin pjesën e tyre të përgjegjësisë”./Lajmi.net/

