Vetëm gjashtë vdekje për dy muaj, Malta vendos anulimin e kampionatit

Malta ka vetëm 6 të vdekur në 2 muaj, ndërsa rastet e prekura nuk janë në shifra alarmuese.

“Komiteti Ekzekutiv ka vendosur që të mbyllë sezonin e Premier Leagues dhe Kupën për sezonin 2019-20. Për të arritur në këtë vendim komiteti ka marrë parasysh disa raste: Frikën për shëndetin dhe kushtet në stadiume, pozicionin e 14 klubeve në kampionat dhe pozicionimin e lojtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjeve.

“Kemi marrë në konsideratë dhe anën financiare të klubeve dhe jemi bazuar te bazat e UEFA-s”, shkruhet në deklaratë.

Një vendim shumë interesant nga Malta që vjen si një goditje ku të gjithë mendojnë rikthimin në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close