Mediet e shumta raportojnë se Lionel Messi e ka njoftuar bordin e Barcelonës se dëshiron të largohet gjatë kësaj vere, pas një sezoni dëshpërues në ‘Camp Nou’.

Ish kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, i ka dërguar mbështetje Lionel Messit, në secilin vendim që ai merr.
“Respekt dhe admirim, Leo. Ju keni mbështetjen time, miku im”, ka shkruar Puyol në rrjetet sociale.
Në postimin e tij, ka reaguar Luis Suarez, duke përshëndetur mbështetjen e Puyol./Lajmi.net/


