Të mërkurën do të ratifikohen, por tashmë është vendosur gjithçka.

Sipas “Sky Sport”, për sa i përket 1/8-ve të LK, ato do të zhvillohen në 7 dhe 8 gusht në qytetet përkatëse – Napoli në Barcelonë dhe Juventusi në Torino ndaj Lyon.
Më pas, mes datës 12 dhe 23 gusht do të luhen Final Eight në Lisbonë: çerekfinalet mes 12 dhe 15 dhe gjysmëfinalet mes 18-19. Finalja më 23 gusht 2020.
Liga e Evropës do të zhvillohet në Gjermani. Inter-Getafe dhe Roma-Sevilla në ndeshje të vetme, ndërsa të tjerat do të luajnë vetëm fazën e kthimit të 1/8-ve, në qytetet përkatëse.
Final Eight do të zhvillohen mes 10 dhe 21 gusht në 4 qytete gjermane: Duisburg, Schalke, Frankfurt dhe Koln.
Superkupa e Evropës do të luhet në 24 shtator në Budapest.

