Ronaldo nuk mund të kthehet në Itali

Klubi Juventusit sot i ka bërë thirrje futbollistëve të vet që janë larguar nga Italia, të kthehen në vend për t’i rifilluar stërvitjet.

Por një problem interesant i ka ndodhur futbollistit më të mirë të kësaj skuadre, Cristiano Ronaldo.

Portugezi ka mbetur në Madeira, në pamundësi për të fluturuar.

Siç nënvizohet edhe nga Diario de Noticias de Madeira, në fakt, avioni privat i CR7 është ndalur në aeroportin në Funchal, pasi kishte problemet me autoritetet e Madridit.

Tashmë derisa autoritetet lokale të mos japin leje, avioni i tij nuk mund të ngritet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close