Valentino Rossi: Mënyra më e mirë është të fillojmë në gusht

Përhapja e pandemisë Covid-19 ka bërë që të shtyhen garat e Moto GP, të planifikuara në fillimin e kalendarit të këtij sezoni.

Një nga mundësitë është që kampionati të fillohet pa tifozë, por duket se disa pilotë nuk e pëlqejnë këtë. Një nga ta është edhe Rossi, i cili ka dhënë edhe mendimin se kur duhet fillohet.

“Për mua, mënyra më e mirë është që të fillojmë në gusht ose në shtator, dhe të provojmë të bëjmë 10 ose 12 gara, në pistat më të mira rreth botës, kudo që janë kushtet më të mira”, ka thënë Rossi, transmeton lajmi.net.

“Kështu, mund të fillojmë në shtator dhe ndoshta të përfundojmë në dhjetor, ndoshta në Australi ose Tajlandë, ku është koha e nxehtë edhe në dhjetor”, ka shtuar shtatë herë kampioni i botës.

“Dhe, gjithashtu, nëse garat zhvillohen me dyert e mbyllura, do të jetë një turp për të gjithë, sepse ne garojmë për tifozët, por është më mirë të garojmë me dyert e mbyllura sesa mos të garojmë fare”, ka thënë ndër të tjerash italiani.

Rossi pritet të garojë me Yamaha nëse sezoni fillon. Përndryshe, ai akoma nuk ka vendousr për të ardhmen e tij. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close