Usain Bolt konfirmohet pozitiv në COVID-19

Usain Bolt është testuar pozitiv në COVID-19. Raportet e fundit nga Xhamajka bëjnë të ditur se ish njeriu më i shpejtë në botë është testuar pozitiv pas pjesëmarrjes në një aheng organizuar për ditëlindjen e tij të 34-të, ku pjesëmarrës ishte edhe ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling.

Bolt thuhet se është testuar disa ditë më parë, dhe tek sot ka marrë rezultatin.

Tani 34 vjeçari ka shkuar në vetë izolim, por është e paqartë nëse ai ka shfaqur simptoma.

Përveç Raheem Sterling, në festën e ditëlindjes së tij raportohet të ketë qenë edhe Leon Bailey.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close