Ylli argjentinas ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, duke u lidhur me disa skuadra, përfshirë PSG, Inter dhe PSG.

Te PSG, Messi do të ishte i mirëpritur, por Tuchel e sheh të vështirë largimin e tij nga Barcelona.
“Messi do të ishte i mirëseardhur te PSG”, ka deklaruar Tuchel, përcjell lajmi.net.
“Cili trajner do të thoshte jo për Messin? Por mendoj se ai do të përfundojë karrierën e tij te Barcelona. Ai është vetë Barcelona”.
Vlen të ceket se Tuchel dhe skuadra e tij, PSG, kanë humbur finalen e Ligës së Kampionëve, duke u mposhtur 1:0 nga Bayern Munich./Lajmi.net/

