UEFA e konsideron seriozisht pezullimin e Ligës së Kampionëve

Disa ngjarje sportive në të gjithë botën janë shtyrë për shkak të shpërthimit të kësaj epidemie, ndërsa të hënën, qeveria italiane njoftoi se i gjithë sporti në vend është pezulluar deri në të paktën 3 prill.

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës tashmë janë ndikuar pasi ndeshja e së mërkurës mes Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund në Francë do të luhet pas dyerve të mbyllura, transmeton lajmi.net.

Barcelona kundër Napolit më 18 mars gjithashtu do të luhet pas dyerve të mbyllura.

Takimi i Wolves kundër Olympiacos në Greqi të enjten në mbrëmje gjithashtu është vendosur nën të njëjtat kufizime.

Sipas CAT Radio, UEFA tani po shqyrton mundësinë e pezullimit të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës pasi të ketë përfunduar raundi i fundit i ndeshjeve – javën e ardhshme. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close