Roma pa Zaniolo kundër Interit

Skuadra e Romës me shumë gjasë nuk do të mund të kalkulojë në shërbimet e yllit të skuadrës së saj, Nicolo Zaniolo.

Tash e disa kohë, i riu italian ka vuajtur nga një lëndim, të cilin e pësoi në ndeshjen kundër Juventus, dhe duket se rikuperimi nuk është kompletuar, edhe pse ai u paraqit paraprakisht.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Zaniolo do të mungojë në ndeshjen kundër Inter.

Lojtari ka ndjerë dhimbje në muskulin e tij gjatë stërvitjeve të sotme, dhe kësisoj është në pikëpyetje.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Paulo Fonseca sa i përket aktivizimit të lojtarit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close