Lojtarët si Rafinha, Oriol Busquets, Wague, Miranda, Pedri dhe Matheus Fernandes kanë kompletuar sot një seancë stërvitore.

Kjo seancë stërvitore ishte e para e fazës para-sezonale, por në këtë stërvitje mungonte një fytyrë që pritet me shumë entuziazëm.
Francisco Trincao nuk është paraqitur sot në seancën stërvitore, transmeton lajmi.net.
Shkaku për mungesën e tij ka të bëjë me problemem burokratike që janë paraqitur.
Klubi i Barcelonës është duke punuar që të përfundojë këto probleme dhe lojtari t’i bashkohet punës me skuadrën. /Lajmi.net/

