Tri kërkesat e Ibrahimovic për të mbetur në Milan

Zlatan Ibrahimovic ka tri kushte për vazhdimin e qëndrimit në Milan.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se sulmuesi suedez ka njoftuar drejtuesit e klubit se ka tri kërkesa kryesore për vazhdimin e kontratës në San Siro.

Ibrahimovic kërkon rrogë prej 6 milionë euro në sezon te Rossonerët.

Ai po ashtu kërkon garanci për përforcime në skuadër si dhe garanci për hapësirë të mjaftueshme për lojë në formacionin e trajnerit Stefano Pioli. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close