Trajneri i ekipit turk, gjermani Torsten Fink, tha pas ndeshjes se megjithëse është i kënaqur me fitoren, ai prapë paralajmëron se ka një ndeshje të dytë.

“Jam veçanërisht i lumtur me fitoren sepse ishte ndeshja ime e parë. Ekipi bëri gjithçka që ishte e nevojshme. Asgjë nuk ka përfunduar sepse kemi edhe një ndeshje të dytë, por ky triumf ishte shumë i rëndësishëm për besimin. Për ne ishte veçanërisht e rëndësishme të përfundonim ndeshjen pa pësuar gol”, tha Fink.
Samsunspor arriti një fitore minimale 0-1 kundër Shkëndijës nga Tetova në Arenën Nacionale “Todor Proeski” në Shkup.

