Trajneri i mirënjohur i thotë “JO” Barcelonës

Pasi dështuan në angazhimin e Xavi Hernandez, Barcelona sytë ka hedhur nga ish trajneri i Arsenalit, Aresene Wenger.

Le 10Sport raporton se klubi katalan ka kontaktuar trajnerin francez, me idenë e pasimit të Quique Setien, madje ata kanë diskutuar edhe kushtet e kontratës, dhe projektin që Wenger do të niste në Camp Nou, përcjell lajmi.net.

Sidoqoftë, në fund, 70 vjeçari ka vendosur të refuzojë Barcelonën, për të vazhduar punën në projektet e UEFA-s.

Arsene Wenger është i papaunë që nga viti 2018, kur ishte larguar nga Arsenal pas 22 vitesh qëndrim./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close