Trajneri i Bayernit: E duam finalen e Ligës së Kampionëve

Të mërkurën, bavarezët takohen me Lyon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, me fituesin që do të kalojë në finalen e madhe.

“Ne kemi analizuar Lyonin dhe i dimë cilësitë e tyre. Ata mbrohen mirë dhe mbeten kompakt”, ka deklaruar Flick, përcjell lajmi.net.

“Por, ata janë gjithashtu të fortë në sulm. Ne duam të arrijmë në finale dhe ne duhet të mposhtin Lyonin. E dimë se nuk do të jetë e lehtë”.

“Jam shumë i impresionuar me skuadrën. Ne kemi një shpirt të fortë në skuadër dhe cilësia në stërvitje është shumë e lartë. Kjo nga jep neve besim në skuadër. Jam i relaksuar sepse e di se skuadra është shumë e fokusuar dhe ka ambicie të mëdha”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close