Tommasi: E pakuptimtë të rrezikojmë me një fillim të tillë

24 orë pasi Qeveria Italiane dhe FIGC u pajtuan për një protokoll mjekësor, skuadrat e Serie A dhe Asociacioni i Lojtarëve kërkuan ndryshime.

Ata duan që të sigurohen se nëse dikush rezulton pozitiv në Covid-19, vetëm ai shkon në karantinë 15 ditore dhe jo e gjithë skuadra.

Në mesin e gjithë këtyre ngjarjeve, presidenti i Asociacionit të Lojtarëve mendon se nuk ka kuptim që të fillohet sezoni, me një rrezik të tillë. Ai kërkon që zëri i lojtarëve të dëgjohet më shumë.

“Zëri i lojtarëve nuk mori peshën e mjaftueshme gjatë fazës kur rikthimi në stërvitje dhe ndeshje lë të kuptohet se ne nuk mund të respektojmë sigruinë e protokolleve”, ka thënë Tommasi, transmeton lajmi.net.

“Sa për tani, ne nuk e dimë se cilat do të jenë modifikimet në protokoll. I kaluari ishte i komplikuar, sidomos pasi jo të gjitha klubet kanë infrastrukturën për të përballuar situatën”, ka shtuar ai.

“Nuk ka kuptim që të rrezikojmë me një fillim tani”, tha ndër të tjerash Tommasi për ‘Gazzetta dello Sport’.

Ndërkohë, derisa në Itali po diskutohet për rregullat, në Bundesliga tashmë kanë filluar ndeshjet e para, por me disa rregulla tejet strikte. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close