Katalanët përjetuan një nga netët më të errëta të historisë së tyre, duke u mposhtur 8:2 nga Bayern Munich në Lisbonë.

“Poshtërim historik”, shkruan AS, që paraqet një fotografi të Lionel Messit në ballinën e tyre, përcjell lajmi.net.

Titull të njëjtë ka pasur edhe Sport.es

Në anën tjetër, MundoDeportivo, e ka cilësuar fund të turpshëm të këtij cikli të Barcelonës.

“Fundi i Turpshëm i ciklit”, është titulli i Mundo Deportivo.
“TURP”, është fjala e vetmja e Marca në ballinën e tyre./Lajmi.net/


