Sulmuesi gjerman falë paraqitjeve të mira po tërheq interesim të madh nga shumë skuadra të Evropës.

Sipas Gazzetta dello Sport, Inter është skuadra e radhës që hyn në garë për Werner, i cili është i destinuar të largohet nga Bundesliga këtë verë, përcjell lajmi.net.
Tek Inter, Werner do të zëvendësonte Lautaro Martinezin, i cili po kërkohet nga Barcelona.
Në anën tjetër, gazeta gjermane Bild raporton se Milot Rashica do të jetë zëvendësuesi i Werner te Leipzig, me një marrëveshje që tashmë është arritur./Lajmi.net/

