Tifozët e Dynamo Dresden me aksion spektakolar, motivojnë skuadrën e tyre

Dresden do të luajë ndeshjen e parë pas daljes nga pandemia Covid-19, pasi skuadra u vonua për ndeshjet e para, kur disa lojtarë rezultuan pozitiv në testet e koronavirusit.

Dhjetëra tifozë të Dresden kanë motivuar skuadrën për ndeshjen e parë, duke u paraqitur në hotelin e skuadrës.

Ata kanë marrë edhe një baner me vete, duke përcjell një mesazh motivues për lojtarët.

“Ne së bashku, kundër pjesës tjetër të botës”, thuhej në mesazhin e tifozëve, përcjell lajmi.net.

Si shtesë, tifozët ndezën edhe disa mjete piroteknike, për të krijuar atmosferë më të zjarrtë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close