Malag Sarr është një emër që mund të paraqet interesim tek Barcelona.

“France Football” raporton se mbrojtësi është në kontakt me klubin katalan në lidhje me mundësinë e transferimit në Camp Nou, transmeton lajmi.net.
Sarr ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Nice duke zgjuar interesim nga Barcelona.
21 vjeçari konsiderohet si futbollist me të ardhme të ndritur që mund të shërbejë si përforcim i dobishëm për trajnerin e ardhshëm të Barcelonës, Ronald Koeman.
Barcelona vuajti shumë në mbrojtje gjatë sezonit të fundit andaj Sarr mund të jetë blerja e radhës në Camp Nou. /Lajmi.net/


