Tetovari Ermal Saiti me kontratë profesionale te Voska Sport 

Skuadra debutuese në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, Voska Sport ka qenë shumë aktive në merkato, duke synuar ndërtimin e një ekipi konkurent për garat në shoqërinë e më të mirëve. Derisa garat tashmë kanë filluar, drejtuesit e Voskës vazhdojnë punën në tregun e futbollistëve, duke menduar edhe për të ardhmen në afat më të gjatë. 

Në këtë drejtim vjen firma me 17-të vjeçarin, Ermal Saiti. Tetovari ka firmosur kontratën e parë profesionale dhe lidhet me Voskën për tee vite, deri verën e vitit 2026. Bëhet fjalë për sulmues krahu, që më shumë “operon” në krahun e majtë, derisa është rritur te shkolla e futbollit Renova dhe Akademia e FFM-së në Shkup. 

Saiti jep sinjale për tu rritur në lojtar serioz, derisa te Voska Sport pritet të ketë trajtimin e duhur dhe shansin për tu përgatitur për një hap serioz në karrierë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close