Koronavirusi, një rast pozitiv në Premierligë

Premierliga ka njoftuar se një person ka testuar pozitiv në raundin e fundit të testimit të koronavirusit. 2,071 teste janë kryer midis të hënës, 6 korrik dhe të dielës, 12 korrik në atë që është raundi i 13-të i testimeve që ka bërë liga.

Tani ka pasur gjithsej 20 teste pozitive për Covid-19 në kampionat, me 18.351 të administruar në total.

Lojtarët dhe stafi do të vazhdojnë të testohen dy herë në javë për pjesën tjetër të sezonit, me rezultatet që shpallen çdo të hënë.

“Premierliga sot mund të konfirmojë se midis të hënës 6 korrik dhe të dielës 12 korrik, 2,071 lojtarë dhe stafi i klubit u testuan për COVID-19. Nga këta, njëri ka testuar pozitiv”, lexohet në një deklaratë të Premierligës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close