‘Blutë’ kanë qenë të lidhur me reprezentuesin anglez, i cili është shfaqur si një nga lojtarët më të talentuar në Evropë, duke bërë përparime të mëdha në lojën e tij.

Sancho, 19 vjeçar, i është bashkuar skuadrës gjermane nga Manchester City në vitin 2017, ku ka shënuar 31 herë, dhe ka bërë 36 asistime në 90 paraqitje.
“Unë mendoj se djemtë e ri kanë treguar potencialin e tyre”, ka thënë Terry para Frank Khalid.
“Ne kemi folur në fillim të sezonit për Tammy dhe Masson që kanë ardhur në skuadër dhe kanë treguar se janë të aftë të luajnë”.
“Unë mendoj se Sancho është një nga lojtarët më të mirë të rinj në botë për momentin, kështu që ai do të ishte një shtesë e shkëlqyer për skuadrën e Chelsea”./Lajmi.net/

