Dështon rikthimi i Rakiticit te Sevilla

Raportime të ‘Mundo Deportivo’ bëjnë të ditur se ylli kroat, Ivan Rakitic do të mbetet në ‘Camp Nou’, përkundër ëndrrës për rikthimin te Sevilla.

Mesfushori është në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën, me katalanët që ka pak gjasa t’i ofrojnë vazhdimin atij, pasi ai do të jetë 33 vjeç në fund të sezonin 2020/21.

Rakitic dëshiron të mbyll karrierën te skuadra e Sevilla edhe pse andaluzianët po hezitojnë të paguajnë për kartonin e tij.

Lojtari duket se duhet të presë deri sa kontrata e tij të skadojë, në mënyrë që të kthehet në ‘Ramon Sanchez-Pizjuan’. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close