Pas dy paraqitjeve mjaft të mira me fanellën katalane, Griezmann ka tashmë të tjera telashe.

Ylli francez ishte startues në ndeshjen e mbrëmshme, por gjatë ndeshjes ai ka kërkuar zëvendësimin, bën të ditur ‘Marca’, transmeton lajmi.net.
Gjithçka erdhi pas një problemi që lojtari ka ndjerë në kuadriceps.
Skuadra nuk ka lëshuar akoma ndonjë njoftim zyrtar për gjendjen e lojtarit dhe nuk dihet nëse ai do të mungojë në ndonjë ndeshje.
Mbetet të shihet se çfarë do të tregojnë ekzaminimet mjekësore për Griezmann. /Lajmi.net/

