Të premten hidhet shorti për çerekfinalen e Kupës

Federata e Futbollit e Maqedonisë ka konfirmuar se shorti për çerekfinalet e Kupës së Maqedonisë do të hidhet nesër (23 janar) nga ora 12:00, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Në mesin e tetë skuadrave më të mira janë pesë ekipe nga Liga e Parë dhe tri nga Liga e Dytë: Rabotniçki, Vardari, Struga Trim Lum, Sileksi dhe Shkëndija, si dhe Ohri, Detonit Plaçkovica dhe Shkëndija e Haraçinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close