Skuadrat franceze do të kenë mundësi të nisin tregun e verës gjatë së hënës, konfirmon FPL.

Sezoni 2019/20 në Francë është anuluar, pasi futbolli në botë ishte në suspendim për një kohë të gjatë, si pasojë e pandemisë Covid-19.
Kampanja e re në Francë pritet të fillojë në gusht, kurse skuadrat mund të nisin lëvizjet duke filluar nga e hëna.
PSG pritet si gjithnjë të jetë nga skuadrat më aktive, me emra si ai i Lucas Paqueta në listën e dëshirave.

