Janë testuar futbollistët dhe anëtarët e stafit teknik, ndërsa rezultat treguan se askush nuk është prekur nga koronavirusi.

Kjo do të thotë se kampionati mund të vazhdojë dhe se gjithçka do të vendoset në terrenin e gjelbër.
Më afër titullit duket se është Arian Ademi me Dinamo Zagrebin, ndërsa drejtuesit e futbollit kroat janë të kënaqur me bashkëpunimin e klubeve të futbollit dhe futbollistët në Kroaci.
Lirim Kastrati gjithashtu është një nga kosovarët që luan atje, i cili nga viti i ardhshëm do ta vesh fanellën e gjigantin kroat Dinamo, teksa aktualisht luan për Lokomotivën e Zagrebit. /Lajmi.net/

