Të gjithë lojtarët e KF Feronikelit janë negativ në testimet për COVID-19

Skuadra nga Drenasi përmes një komunikate ka bërë të ditur se lojtarët e tyre kanë marrë rezultate negative pas testimit për koronavirus, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë i FFK-së:

FC Feronikeli si edhe klube të tjera të IPKO Superligës së Kosovës në futboll i është nënshtruar testeve për virusin SARS-CoV-2.

Të gjitha mostrat e marra nga FC Feronikeli, përfshirë ato të futbollistëve, trajnerëve dhe stafit kanë rezultuar negativ për sëmundjen CoViD-19.

Pavarësisht rezultateve, klubi do ti ndjekë në përpikmëri këshillat dhe instruksionet e IKShPK-së, për higjienë dhe dezinfektim të zhveshtoreve e mjeteve të tjera.

FC Feronikeli falënderon IKShPK-në për korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë kohës.

/Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close